Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Më 25 prill 2021 të gjithë së bashku do e largojmë Ramën, dorëzoi vendin te një dorë oligarkësh


Kreu i PD-së, Basha, deklaroi ditën e sotme se largimi i Ramës më 25 prill 2021 është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, kryedemokrati tha se qeveria e Edi Ramës shkatërroi drejtësinë, ekonominë e vendet e punës për të kaluar ekonominë dhe pasuritë e shqiptarëve në duart e një grupo njerëzish.

“Ajo që i mban ende shqiptarë është shpresa se më 25 prill, të gjithë shqiptarët së bashku do e largojnë Edi Ramën. Asnjë shqiptar s’e mendon dot se me 26 prill të jetë ende në pushtet Rama e qeverisja e tij që 7 vitet e fundit kanë qenë një monstrozitet. Rama shkatërroi drejtësinë, gjykatat, ekonominë, vendet e punës. E dorëzoi vendin në duart e një grupi oligarkësh. Vetëm largimi i tij është zgjidhja e vetme. Prapë premtime boshe nga Rama, ka premtuar se do rehabilitonte ekonominë, e ka futur në një kolaps, sot kostoja e jetës është më e larta. Në 7 vite nuk ka bërë asgjë, nuk ka mbajtur asnjë premtim, shkatërrim, dhunim të pronës publike,të shtëpive të shqiptarëve, askush nuk e beson më Edi Ramën, ku është thelbi i çdo revolte të qytetarëve, Kjo është ajo që e pret çdo qeveri kur për 8 vite me radhë premton dhe nuk mban fjalën, por punon vetëm për vete.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *