Ish-kryeministri Sali Berisha në televizionin T7 në Kosovë ka treguar një episod nga vizita e ish-Presidentit Ibrahim Rugova për herë të parë në Shqipëri.
Berisha tha se Ibrahim Rugovën kanë dashur ta ekzekutonin pasi refuzoi të vendosë lule të varri i Enver Hoxhës.
“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugova dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosë lule tek varri i Enver Hoxhës. U paraqit para shqiptarëve sikur mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”- tha ai në T7