Bie ndjeshëm numri i qytetarëve të ndëshkuar për maskën në vend.
Nga më shumë se 1300 gjoba të vendosura për maskën ditën e djeshme, 24 orët e fundit janë vënë 254 të tilla. Këta qytetarë janë ndëshkuar me nga 30 mijë lekë të vjetra.
Pesë prej tyre janë shoqëruar fillimisht në polici pasi nuk kanë pasur me vete mjet identifikimi e më pas janë lënë të lirë.