Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me vdekje vrasësi serial në Japoni, i përzgjidhte viktimat në Twitter


Një gjykatë në Tokio ka dënuar me vdekje një vrasës serial, i njohur si vrasësi serial i Twitter në Japoni.

Ai i zgjidhte viktimat e tij në mediat sociale, duke synuar vajzat me mendime vetëvrasëse ndërsa pas kësaj i copëtonte trupat e viktimave.

Takahiro Shiraishi, 30, u shpall fajtor për një seri krimesh të tmerrshme që ai bëri gjatë tre muajve në vitin 2017. Gjykatësi Naokuni Yano vendosi se i pandehuri ishte mendërisht i aftë të mbahej përgjegjës për serinë e vrasjeve dhe e dënoi atë me vdekje të martën.

Gjykatësi i përshkroi veprimet e Shiraishit si ‘jashtëzakonisht të mbrapshta në historinë e krimit’ dhe tha se çështja ngre shqetësime se shumë luan rol media sociale tani në jetën e njerëzve, raportoi Kyodo News.

Shiraishi vrau nëntë persona midis gushtit dhe tetorit 2017, duke synuar adoleshentë dhe të rinj të rritur në një gjendje të brishtë mendore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *