Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden të pajetë në banesë babë e bijë në Prizren


Dy persona të vdekur janë gjetur në një shtëpi këtë mbrëmje në Prizren. Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Pa shenja jete është gjetur një burrë S.M. rreth 50 vjeç dhe një vajzë rreth 20 vjeç. Raportohet se ata ishin babë dhe bijë.

Burime të Gazetës Express thonë se në momentin tragjik në shtëpi ishin edhe familjarë të tjerë të cilët e kanë lajmëruar policinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren.

Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”-ka thënë Kelani.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *