12 pacientë kanë humbur jetën në spital 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Sipas njoftimit zyrtar, personat që kanë humbur jetën janë 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç.
Së fundmi janë bërë 2711 testime nga të cilat kanë dalë 809 qytetarë të prekur nga koronavirusi. Në katër spitalet covid janë shtruar 426 pacientë nga të cilët 28 janë në terapi intensive me 9 të intubuar.