Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr


Prokurori i Përgjithshëm William Barr, një nga aleatët më të fortë të Donald Trump, pritet të lërë detyrën. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti, i cili tha se Barr do të largohet përpara Krishtlindjeve.

Mandati i Barr pritej të mbaronte më 20 Janar, kur Trump të linte detyrën. Tensionet midis të dyve shpërthyen pasi Barr tha se nuk kishte prova të mashtrimit në votimet e nëntorit.

Ai u kritikua nga Trump gjithashtu që nuk zbuloi për publikun se departamenti i Drejtësisë po hetonte djalin e Joe Biden gjatë fushatës.

Trump publikoi në Twitter letrën e dorëheqjes së Barr duke thënë: “Sapo pata një takim shumë të bukur me Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhënia jonë ka qenë një marrëdhënie shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme! Sipas letrës, Bill do të largohet pak para Krishtlindjeve për të kaluar pushimet me familjen e tij …!”

Në letrën e Barr, thuhej se ai “vlerësonte mundësinë për të azhurnuar” presidentin në rishikimin e pretendimeve të Departamentit të Drejtësisë (DOJ) për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e fundit dhe “si këto akuza do të vazhdojnë të ndiqen”.

Ai nuk dha më shumë detaje rreth kësaj, ndërsa vlerësoi arritjet e Trumpit në detyrë para se të mbaronte letrën duke thënë se ai do të largohet nga pozicioni i tij në 23 dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *