Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden pas konfirmimit të fitores nga Kolegji Elektoral: Koha për të kthyer faqe


Pasi fitorja e tij u konfirmua nga kolegji elektoral i SHBA-ve, Joe Biden thotë se është “koha për të kthyer faqen”.

Në një fjalim pas njoftimit, ai tha se demokracia amerikane ishte “shtyrë, testuar dhe kërcënuar” dhe “provuar se ishte elastike, e vërtetë dhe e fortë”.

BBC shkruan se Biden dënoi përpjekjet e presidentit Trump për të përmbysur rezultatin dhe tha se “vullneti i popullit mbizotëroi”.

Konfirmimi nga Kolegji Elektoral ishte një nga hapat që i duheshin për të marrë detyrën.

Sipas sistemit të SHBA-ve, votuesit në fakt i hedhin votat e tyre për “zgjedhësit“, të cilët nga ana tjetër, zyrtarisht votojnë për kandidatët javë pas zgjedhjeve. Demokrati Joe Biden fitoi garën e nëntorit me 306 vota të kolegjit elektoral kundrejt republikanit Donald Trump me 232.

Presidenti Trump, nuk e ka komentuar këtë vendim të Kolegjit elektoral. Menjëherë pas votimit të kolegjit ai njoftoi në Twitter largimin e Prokurorit të Përgjithshëm William Barr, i cili kishte thënë se nuk kishte prova të mashtrimit të votave në zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *