Vendosni fjalën kyçe....

Kiço Londo pas shkarkimit: Ndihem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime


Sot Kiço Londo ka lënë zyrtarisht detyrën si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”,pas shkarkimit nga zv.kryeministri Erion Braçe, që e firmosi vendimin në vend të kryeministrit Edi Rama.

Pas gjashtë vitesh në këtë post, Londo shprehet se ndihet sikur po e largojnë nga shtëpia e tij.

“Nuk dua ta fsheh që ndihem i trishtuar dhe i keqardhur që më duhet për shkak të respektimit të institucionit të iki nga kjo shërbesë e ti lë vendin drejtorit pasardhës.
Ndjehem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime. Bashkë kemi ndërtuar 10 salla në kryeqytet. Me dhemb! Unë s’jam drejtor, e s’kam qenë drejtor se drejtorët nuk janë si unë.

Falënderoj artistët e publikun dhe të gjithë ata që më kanë zgjatur dorën në këtë transformim të jashtëzakonshëm. Ky teatër është pjesë e bukur dhe vijë ndarëse”.– tha Londo në një komunikim me artistët e gazetarët.

Pak ditë më parë, në krye të Teatrit Eksperimental u emërua regjisori Altin Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *