Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Sandër Lleshaj ka folur për largimin e tij nga dikasteri i ruajtjes së rendit.
Lleshaj tha se nuk ka pasur presion për të dhënë dorëheqjen, ndërsa e quajti ngjarjen një “rrufe në qiell të hapur” që ka shkaktuar ndikim te ai.
“Është fare e thjeshtë kam dhënë dorëheqjen me qetësi dhe shumë vendosmëri. S’ka pasur asgjë tjetër. Mendoj që unë nuk jam person që heq dorë lehtësisht nga gjërat, aq më tepër heq dorë nën presion. Nëse do kishte ndonjë presion do kishte ndodhur e kundërta. Është rezultat jo i një situate, por i një momenti. Nuk kemi një kontekst të madh para largimit por një ngjarje, një rrufe në qiell të hapur, që kërkon reflektim që shkaktoi një impakt tek unë. Është një ngjarje e vetme, e papritur, e pallogaritur”, deklaroi Lleshaj në emisionin Real Story.