Vendosni fjalën kyçe....

Macron tërhiqet nga projektligji pas protestave qytetare, tani protestojnë policët: Duam mbështetje


Pasi presidenti francez, Macron, bëri thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse të policisë si dhe është tërhequr nga projektligji i sigurisë pas protestave të qytetarëve, tani janë policët që protestojnë.

Ata janë mbledhur ne kryeqytetin e vendit, Paris, duke kërkuar që qeveria t’i mbështesë.

Oficerët u panë duke demonstruar në rrugët e Parisit të hënën në mbrëmje në pamjet e kapura nga agjencia video e RT, Ruptly. Disa protestuan me uniforma dhe me automjetet e urgjencës, ndërsa dritat e tyre blu ndriçonin vendin ikonik të qytetit, l’Etoile.

“Unë flas në emër të kolegëve që janë pas meje, të cilët vuajnë çdo ditë jashtë, të cilët ngacmohen, digjen, abuzohen, kërcënohen.” – tha një oficer, duke kërkuar që policia të marrë mbështetje nga qeveria.

“Ne duhet ta dimë se vendimi i qeverisë ndikon gjithashtu në familjet tona, gruan, fëmijët, prindërit, të cilët gjithashtu vuajnë sepse fëmijët e policive keqtrajtohen dhe ngacmohen përgjithmonë. Ndikon në shumë njerëz dhe ne kemi nevojë për këtë mbështetje. Pa atë, ne nuk do të ecim përpara.” – tha një tjetër oficer policie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *