Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh për gazetarët: Themelore për demokracinë që gazetarët të vijojnë misionin pa u dhunuar e kërcënuar


Mëngjesin e kësaj të marte, presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur me një mesazh për gazetarët.

 Ai premton se do të jetë në krah të gazetarëve të terrenit, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias dhe shpreh mirënjohje ndaj tyre.

Sipas Metës, është themelore për demokracinë që këta gazetarë të vijojnë misionin e tyre pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar nga autoritetet.

“Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!
Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!”– shkruan Meta.

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua protesta e gjashtë radhazi për vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Në gjashtë ditë protestë, ka patur mbi 300 të shoqëruar në komisariate, mes tyre edhe gazetarë që kanë pretenduar se janë dhunuar nga efektivët e policisë.

Kujtojmë këtu rastin e kryeredaktorit “Koha Jonë” Qamil Xhani, apo të gazetarit të “Ora News” Xhoi Malësia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *