Presidenti Meta ka thënë sot se qeveria ka ndarë shumë pak të ardhura nga buxheti për luftën ndaj Covid-19, vetëm 0.86% të buxhetit.
Ndërkohë që për koncesionet e PPP-të ka përcaktuar 49.8% të prodhimit të brendshëm bruto.
Meta e ka shkruar qëndrimin e tij nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 miliard lekë ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 miliard lekë ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.” – shkruan Meta.