Vendosni fjalën kyçe....

OBSH po heton variantin e ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Angli


Mbi 1000 raste të një varianti të ri të koronavirusit janë identifikuar në ditët e fundit në Angli, kryesisht në jug të vendit.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.

“Ne kemi identifikuar një variant të ri të koronavirusit, i cili mund të shoqërohet me përhapjen më të shpejtë të virusit në juglindjen e Anglisë.”– tha Hancock në një deklaratë në parlament, citon Daily Mail.

“Analiza fillestare sugjeron që ky variant po rritet më shpejt se variantet ekzistuese.”– tha ai.

Hancock vazhdon: “Duhet të theksoj në këtë pikë se aktualisht nuk ka asgjë për të sugjeruar që varianti ka më shumë të ngjarë të shkaktojë sëmundje serioze dhe këshilla e fundit klinike është se nuk ka shumë të ngjarë që ky mutacion të mos i përgjigjet një vaksine”.

Pas kësaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se është e vetëdijshme për një variant të ri të COVID-19 që është shfaqur në Britani, por thotë se nuk ka asnjë provë që ky variant sillet ndryshe nga llojet ekzistuese të virusit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë variant gjenetik të raportuar në 1.000 individë në Angli”, tha eksperti i urgjencave i OBSH-së Mike Ryan, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, citon Reuters. “Autoritetet po shikojnë rëndësinë e tij. Ne kemi parë shumë variante, ky virus evoluon dhe ndryshon me kalimin e kohës. ”

FILE PHOTO: Mike Ryan, Executive Director of the World Health Organisation (WHO) attends a news conference on the Ebola outbreak in the Democratic Republic of Congo at the United Nations in Geneva, Switzerland May 3, 2019. REUTERS/Denis Balibouse


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *