Vendosni fjalën kyçe....

Presor Rezarti, ai që i quan llum djemtë e periferisë, përdridhet para oligarkut Mane


Rezart Prifti pedagogu i cili fillimisht i lidhur me PD-në dhe më pas me Nismën Thurje, mbrëmjen e djeshme bëri një deklaratë duke i quajtur të rinjtë që marrin pjesë në protestë janë llumi që vjen nga periferia.

Por Presor Rezarti, që i quan llum djemtë e periferisë se ka kompleks të përdridhet para oligarkut Samir Mane.

Në video shihet qartë që, me një buzëqeshje në fëtyrë dhe përdredhje të trupit, pedagogu shfaqet i ngazëllyer teksa oligarku Mane në një takim me të rinj rreth një vit më parë jepte leksione “si të bëhesh i suksesshëm”.

Deklarata  mbrëmjen e djeshme e Rezart Prifitit:

“Dhe në fund të ditës unë them kështu. Ore këta a janë halabakë? Po mirë po marr unë guximin të të them ty publikisht se ata që po protestojnë janë halabakë. Dakord? Por pse janë halabakë ata? Del ministrja sot dhe thotë që ata duhen rimodeluar. E dini çfarë do të thotë të thuash në 2020-ën ‘duhen rimodeluar të rinjtë’. Është term jo komunist mor, por term shovinist. Kush je ti moj që do të rimodelosh ata moj?! Çfarë thua?! Je në terezi apo jo?

Del ministrja tjetër e thotë këta duhet të venë tek psikologu. Ça thua moj?! Je në terezi?! Duhet të identifikojnë të rinjtë thotë të venë tek psikologu.

Ore e kupton ti që këta të rinj, vijnë nga getot, siç është llumi i Astirit.

Astiri është llum komplet vëlla, në të gjitha kuptime. Që nga kuptimi që është një lagje babilonie. Aty ke njerëz që s’dinë trotuare, që kanë dhe s’kanë trotuare, që s’dinë të ecin,që dinë të ecin, një katrahurë urbanistike.

Aty ke lloje-soje drogërash. Pjesa më e madhe e shtëpive që jepen me qera aty, janë për të ngritur barin. Ta them unë dakord. Ik se i ke me llampa.

Aty fshihen dhe strehohen të dënuar me burgim të përjetshëm. T’i them me emra.

Pse, si di Policia, thua ti? Po, përderisa i di unë, i di dhe Policia.

Dhe çfarë do presësh ti nga një lagje me fëmijë të atillë. Ore nuk kanë park, nuk kanë shkollë. Ai nuk ka vajtur në një kurs picture dhe këta kjanë rritur në këtë kohë që nuk e kanë njohur se çfarë është kursi i pikturës, që të shijojnë nga estetika. Që nuk e dinë çfarë është marrëdhënia shoqërore që të gjuhet femra. Nuk e dinë që në shkolla duhet të ketë një laborat kimie por këtyre u fluturojnë siç janë tabletet që janë fiktive. E kupton në mësimin online. Në këtë sens, çfarë pret ti nga ata njerëz. Si dolën në shesh? Për qejf të tyre.

E dini çmë tha një i ri në trajtimin me të rinj, me këta 16-vjeçarët. Pasi unë fola për të mirat dhe benefitet e Sipërmarrjes, ai më tha: Profesor, shtë më mirë të merrem me bar sepse të paktën bëjnë diçka për veten tonë. Ndrita duart unë, çfarë t’i thosha? Sepse shembulli më i mirë këtu në vend, se po u more me bar të paktën bën hajër.

Dhe në të gjitha stilet e jetës ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse je doktor, ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse je aktor sepse mund të jesh teveqel, ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse je pedagog. Këtu je i suksesshëm vetëm me dy modele: Ose me tajare jashtë, ose me drogë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *