Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e quajti vrasjen e Klodian Rashës “aksidentale”, Rama korrigjohet: Po të ishte aksident nuk do jepnim pension


Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me përcaktimin si aksidentale të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie, në vendimin për t’i lidhur një pension të veçantë familjes së të ndjerit.

Pasi u pyet nga gazetarët, Rama mohoi se me togfjalëshin “humbje jete aksidentale” ka marrë rolin e një gjykatësi dhe tha se ngjarja nuk ka qenë aspak aksidentale. Madje shton se për këtë arsye u akordua dhe pensioni.

“Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtrat e njerëzve, që ka ose qëllim të keq ose padije. E para nuk është akt normativ, është një vendim qeveria. E dyta pikërisht pse qeveria nuk është gjykatë, dhe pse nuk mund të marrë përsipër të bëjë rolin e gjykatës është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik, teknik, për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Kjo do të thotë që personi që humbi jetën tragjikisht, nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policer, pork a humbur jetën në kushte të një përplasjeje aksidentale.

Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb që ka ardhur nga qielli, kjo thjesht përcakton që humbja e jetës është rezultat i një përplasje aksidentale.

Pastaj në këtë përplasje aksidentale, që nuk ka qenë pjesë e një operacioni, nuk ka qenë e lidhur me një zinxhir komande, se ka raste kur policia vendos në një operacion që një person i rrezikshëm duhet asgjësuar. Ky nuk është rasti.

Dhe pikërisht për të mos marrë përsipër për të bërë gjykatën, por thjesht për të dhënë atë kontribut, atë pension, që është shprehje e solidaritetit me familjen. Që është shprehje e motivit se dhe si ne e kuptojmë këtë detyrë kur themi: ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm në hallin që të ka zënë!’. Është trajtuar me këtë tekst. Por s’ka lidhje me aksidentin në kuptimin e vendosjes së një fjale përfundimtare në lidhje me çështjen gjyqësore. Kjo është më vete. Kjo është e gjitha. Dhe një gjë tjetër. Po të ishte aksident, po  ë ishte se ka humbur jetën nga një plumb rikoshet, familja nuk do merrte pension. Ka ndodhur që të jetë vrarë një qytetar i pafajshëm ndërkohë që qeveria ka qenë duke u përpladsur me të tjerë.”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *