Vendosni fjalën kyçe....

Rama kritikon protestat por distancon nga dhuna Lulzim Bashën: Ai nuk ka lidhje me to


Kryeministri Edi Rama ka komentuar në konferencën e sotme, protestat 6-ditore për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Navaldo Hajdaraj.

Rama përsëriti deklaratat se në këtë protestë fëmijët po përdoren, duke i krahasuar organizatorët e këtyre protestave me organizatën terroriste të Boko Haramit.

Sipas tij, pas këtyre protestave qëndron presidenti Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa e diferencon kreun aktual të PD-së Lulzim Bashën. Rama thotë se Basha s’ka lidhje me këto protesta, por heshtja e tij sipas tij legjitimon dhunën.

“SHÇBA, ka marrë menjëherë përsipër atë që i takonte sepse nuk mundte dot Policia e shtetit të hetonte diçka që kishte ardhur si rezultat i një veprimi ekstrem të një punonjësi policie. Dhe në fund autori jo vetëm u ndalua menjëherë por doli edhe përpara gjyqit. Atëhere çfarë duan këta? Të vazhdojnë ciklin e revolucionit imagjinar që prej dy vjetësh gëlon në rradaken e Ilir Metës e Sali Berishës.

Më vjen keq për Lulzim Bashën sepse ky rast tregon se ky është një lider pa karakter. Kjo nuk është vepër e Lulzim Bashës. Jam i bindur se Basha nuk ka asnjë lidhje me ato që ndodhin, por kjo e bën dyfish fajtor sepse kjo nuk është rruga për të ardhur në pushtet. Sepse në pushtet vihet me zgjedhje.”– deklaroi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës

Qeveritë shkojnë dhe vinë, por në fund të ditës askush nuk lind e nuk vdes kryeministër, pasi je qytetarë i këtij vendi, je prind në këtë vend, je edhe pasues i të tjerëve që kanë qenë përpara, si banorë të këtij vendi, dhe të tjerë pas teje do të vijnë. Është përtej skandalozes, është një turp i pashoq, që të shohësh njerëz, që edhe pse kanë arsyet e tyre, që të arrijnë deri në këtë pikë. 

I riabuzojnë të miturit, duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni, që kanë kohë që e nxisin dhe e presin, është rënie në një nivel që nga pikëpamha humane është katastrofë. Nuk gjej fjalët që të arsyetoj analistë që predikojnë dhunën, komentatorë që relativiziojën vandalizimin, opinionistë që agrumentojnë se çfarë vlere ka për shoqërinë djegia e pronës publike.

Ça janë këta, ça janë këta, kush është shqetësimi sot, se po flas shumë i zhveshur nga pozicioni. Boko Harami është një organizatë fatkeqe terroriste, ka marrë stafetën e të tjera forcave që kanë shfrytëzuar të miturit, si mund të ndodhë kjo në Shqipëri.

Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, nuk janë ata të motivuar nga politika në qenien e tyre, apo nga ideja e një drejtësie. Ata fëmijë janë sot të abuzuar, janë të përdorur si mish për top.

 Si mundet të them unë që ata minorenë që vandalizuan selinë e PS-së në Shkodër janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, ata kanë problematikat e tyre, por ata që janë pas tyre janë kriminelë.

Çfarë i thonë këta popullit shqiptar? Protesta është një e drejtë e legjitimuar, por kjo s’do të thotë se protestuesi ka gjithmonë të drejtë

Qeveria mund të ketë njëmijë e një arsye për t’u kontestuar, por kontestimi bëhet me protestë paqësore dhe bëhet me votë. Kthehuni pak pas në kohë në qeverisjen tonë, cilat kanë qenë protestat që kanë funksionuar, protestat e dhunshme apo ato paqësore.

Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush rri. Vendoset në bazë të çfarë është e drejtë dhe ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi por sepse djalin 25-vjeçar e vrau arma e shtetit. Ishte e drejtë që ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhej të largohej, jo se kishte përgjegjësi as direkte as indirekte në ngjarje por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje mos të ishte vetëm me fjalë dhe që moralisht të thoshte atë që tha.

Por këto nuk janë bërë si rezultat i protestës, që të jemi të qartë. Edhe unë pot ë mos isha kryeministër do të kisha dalë në protestë, por jo në këto protesta. Në protestën e parë për të dëshmuar indinjatën qytetarisht dhe për të fëshmuar vendosmërinë qytetare për të këkruar drejtësi.

Mos harroni thelbin që qysh në momentin e parë ndaj ngjarjes është mbajtur qëndrimi më korrekt dhe më professional dhe sikur të mos ishin disa nga ju mediat, sigurisht që ngjarja dhe qëndrimi ndaj saj nuk do ishin ndotur nga lloj lloj marrëzish që janë shkruar.

SHÇBA, ka marrë menjëherë përsipër atë që i takonte sepse nuk mundte dot Policia e shtetit të hetonte diçka që kishte ardhur si rezultat i një veprimi ekstrem të një punonjësi policie. Dhe në fund autori jo vetëm u ndalua menjëherë por doli edhe përpara gjyqit. Atëhere çfarë duan këta? Të vazhdojnë ciklin e revolucionit imagjinar që prej dy vjetësh gëlon në rradaken e Ilir Metës e Sali Berishës.

Më vjen keq për Lulzim Bashën sepse ky rast tregon se ky është një lider pa karakter. Kjo nuk është vepër e Lulzim Bashës. Jam i bindur se Basha nuk ka asnjë lidhje me ato që ndodhin, por kjo e bën dyfish fajtor sepse kjo nuk është rruga për të ardhur në pushtet. Sepse në pushtet vihet me zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *