Kreu i qeverisë ka thënë sot se vaksina kundër Covid-19 do jetë falas dhe jo e detyrueshme për qytetarët.
Në konferencën për shtyp të organizuar në mënyrë virtuale Rama tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar rritje rrogash për mjekët, mësuesit si dhe investime të rëndësishme në ekonomi e infrastrukturë.
“Kemi një front sfidues më armikun e padukshëm që duhet të financojmë për të garantuar vaksinimin për të gjithë qytetarët falas, padyshim jo me detyrim. Për çdo qytetar që do të dojë të vaksinohet ajo do të jetë falas. Dhe do të vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit e prekur nga tërmeti. Shtëpitë do të jenë më të mira më të bukura dhe më të forta nga ato që ata kanë pasur përpara tërmetit të 26 nëntorit. Mbani parasysh dhe shkollat e kopshtet që do të ndërtohen, janë të një niveli krejtësisht tjetër.” – tha Rama.