Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Me kërkesë të familjes, do i propozoj Këshillit Bashkiak që rruga pranë shtëpisë të mbajë emrin “Klodian Rasha”


Rrugica që të çon në banesën e 25-vjeçarit Klodian Rasha do mbajë emrin e tij.

Pohimi është bërë nga kryebashkiaku Veliaj sipas të cilit, kjo gjë i është kërkuar nga babai i të riu, Qazim Rasha, gjatë vizitës që Veliaj bëri në shtëpinë e tij pas ngjarjes së rëndë.

Kryebashkiaku e zbuloi këtë gjë gjatë përurimit të një shtëpie të rindërtuar në Kashar. Ai tha se do ia propozojë këtë gjë Këshillit Bashkiak në mbledhjen e javës që vjen.

Rasha u qëllua për vdekje nga një efektiv policie një javë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *