Vendosni fjalën kyçe....

Sali Lusha reagon ndaj Frrok Çupit: Nuk kam dashur të ndyj tytën e kallashit me ty, Stresi nxori rininë në protestë që iu tmerroi

Ish badigardi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj, i është përgjigjur gazetarit Frrok Çupi i cili nëpërmjet një shkrimi disa ditë më parë tregonte për të shkuarën e tij dhe se si e kishte kërcënuar atë më armë në kohën kur punonte në gazetën Koha Jonë.

Lushaj i kujtoi gazetarit se nuk ka dashur kurrë ta vrasë dhe se sipas tij e ka pasur këtë mundësi.

Ndër të tjera, Lushaj thotë se djali i tij Arkimedi (Stresi) organizoi protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga polici, ditët e fundit dhe i ka tmerruar të gjithë

Shkrimi i plotë i Sali Lushës:

“Pushka do burrni .Ti je mushk , as burrë as grua! E nëse plumbat do ishin prej m ..i besomë nuk t’i kisha kursye!

Mirëdita ka pas burra që i kanë shërbyer atdheut, e qëndrestarë që e kundërshtuan komunizmin si rrallë kush! Por ka patur edhe një spiun të vogël me dosje , një novojtore Frok Çufrra!

Sapo lexova një artikull në gazetat me fal për shprehjen „ Tema si dhe Shqiptarja .com të kollovarit të botoxuar Karlo pa bole “!

Bisha para se të ngordhë do gjak!

Janë në krizë, nuk i lexon më kush , përveç llojit e sorollopit të tyre! Mirëdita ka pas burra që i kanë shërbyer atdheut, e qëndrestarë që e kundërshtuan komunizmin si rrallë kush! Por ka patur edhe një spiun të vogel me dosje , njs novojtore Frok Çufrra!

E lexova ats shkrim dhe për herë të parë më erdhi keq për shkronjat dhe sinqerisht mora vesh që Frroku qënka gjallë !

Për atë zot pata kujtuar që nuk jeton më matufi! Hyra dhe pashë në internet fotot e tij , kadaver !

Ti Frrok je plak dhe ca gjera që thua jam i bindur që ti kanë shkruar të tjerët , jo për gjë po miqt e tu më thanë që ka kohë që je pjerdhur e shurron rrugëve e redaksive !

Nejse mirë bën , se ti dhe idhëtarët e tu e keni zakon të shurroni njeri -tjetrin.

Unë jam Sali Shaban Lushaj , ai që nuk ka frikë të ecë mes pazarit nga Tropoja deri në Konispol. E kuptoj edhe inatin tënd , je në grahmat e fundit , dikur ishe spiuni i vetëm i Mirditës tani jeni shtuar, kakarisni nëpër gazeta paçavure që as për letër higjenike nuk i përdor kush!

Në fakt Frok s’të kam llogaritë kurrë as jam munduar të ndyj duart me ty se tytën e kallashit jo e jo !

A e di pse Frok!

Pushka do burrni ..Ti je mushk , as burrë as grua!

E nëse plumbat do ishin prej m ..i besomë nuk t’i kisha kursye!

Kam qenë dhe mbetem kundershtar i Enverit, ZP, e gjithë atyre që u shërbeve ti dhe flliqsira si ti , ju e ata !

Ti linde dhe jetove si bastard, ashtu do përfumdosh.

Një shtet i tëre po merret me tim bir , të gjitha gazetat e port „ halet“ mavi po mundohen të hedhin baltë mbi familjen time !

U tmerroi një i ri që frymon liri , po ju frikëson e ju kall datën rinia ! Frok iku koha jote ! Ty të ka pëlqyer koteci me sa po kuptoj ndaj po kakaris!

Më sakte jeni mbledh një kotec me pula kundër një Luani! Sonte të dhashë shumë vëmemdje matuf i ndyrë!

Mjerë ti o mjeran! Mjerë ai që të ka prind e diçka! Gjakprishur!

Shkrimi i Frrok Çupit:

Stresi është i biri i Saliut dhe ka dal malit. Saliu është i biri i ‘s’di kujt’. Po Saliu i parë kishte një Sali të parë tjetër që e kishte bërë trim.

Për një kohë bajagi të gjatë Sali Lusha ka qenë tmerri i Tiranës, e niste burrninë me kashaisjen nëpër lisat e mëdhenj të parkut Rinia të mbytur me pisllëk kioskash e klientësh që pinin birra. Pastaj dilte në bulevard, më i gjatë se të tjerët, dhe shikonte kush e kishte këmishën më të re. I sulej tjetrit, ia bënte copë këmishën dhe ikte me vrap me të qeshurën njësoj si Stresi sot; po fiks si Stresi- i biri.

Saliu i parë (në fakt i dytë) endej rrugëve të Tiranës pa ditur ça bënte, derisa u deklarua roje personale e presidentit të Republikës aty nga fund-viti 1996. Vetëm atëherë u duk se e gjeti ‘levën e Arkimedit’ dhe nisi luftën e përgjakshme kundër armiqve të presidentit.

Një paradite, në kohën kur thoshte se ishte roje e ‘Saliut të Parë’ u sul për nga redaksia e gazetës KJ. Redaksia ndodhej në katin e parë të një pallati ‘të Enverit’ diku përballë shkollës ‘Petro Nini’; me dy trima të tjerë në krah u hyri reprezaljeve në gazetë. Ngaqë e dinte se në atë orë mund të ndodhej ndonjë sanitare ose ndonjë daktilografiste, u bë edhe më trim. Hapi bajonetën e kallashnikovit dhe u hyri thasëve më gazeta, shpo njërin e shpo tjetrin.

-Ku është ai bir ku**e? Ku është ai kaur i qelbur?

Shponte thasët dhe raftet me bajonetën e kallashnikovit dhe më kërkonte si buall i lëshuar nga litari i presidencës. Dikush nga redaksia vrapon e më gjen në kafen ‘Artist’ në oborrin e Akademisë së Arteve.

-Duhet të ikësh, duhet shpejt!- më tha,- se Sali Lusha mund të zbulojë e vjen me kallashnikov…

Atëherë Saliu ishte vërtet i frikshëm, kishte bekimin e  presidentit të Republikës; pastaj erdhi koha që mori lejen të vriste secilin që ia merrte mendja se ishte ‘armik’. Kur u hapën depot e armëve, Sali Lusha ishte ‘the star’.

Po ç’rëndësi ka Saliu; secili i llojit të tij, të njëjtën gjë do të kishte bërë sikur të kishte në krah kreun e shtetit, të një shteti gjakatar. Edhe atëherë tropojanët që i kishim miq në PD, vetë Azemi, na tregonte ‘çfarë trimi ishte Saliu’, dhe qeshte sa gajasej. Thonin se në rini Saliu vidhte pula në fshat, por ikte si lepur sapo lihte qeni. Edhe një i njohuri i tij ia kujtoi ‘pulat’ dhe ‘xhepat’ këto ditë në mesazhet nën një shkrim të gazetës.

Pula!…, as kjo, nuk ka shumë rëndësi, sepse sa hajdutë pulash erdhën këtu me rastin e Demokracisë. Por puna se këta bëhen më trima se normalët. Ose nuk është krejt kështu; kur iu zbulohet e vërteta, atëherë bëhen për të qeshur.

Janë vërtet të rrallë në llojin e tyre. Tani Stresi, i biri i atij të pulave, ka dalë në mal o ‘ta mposhtë shtetin’, o ‘nuk kthehem më!’, tha natën e  parë të lavdisë. Atje nalt bëri deklaratën e bujshme se ‘jam Azem Hajdari i dytë’. Për tre net, u detyrua të thotë se ‘po kthehem se kam të ftohtë’. Ua la të tjerëve amanetin që ta vazhdojë rrugën… ndoshta edhe ai nëpër fshatra me pula po fshihej.

Por Stresi është më i llogaritur se i ati, Saliu. Stresi kishte marrë adresat e disa ‘snaiperistëve’ kosovarë dhe deklaroi se me ‘trimat e mi nga Kosova’ do të sulmonte Surrelin dhe Tiranën.

Deklarata për Surrelin, ku jeton Edi Rama, ra shpejt. Arsyeja: Një tropojan tjetër, Besniki i Mustafajve rron po në një vilë në Surrel, siç thonë, i çoi fjalë Stresit se ‘kam edhe unë kosovarët e mij’, po guxove.

Por pas kësaj ra gjithë versioni i kosovarëve ushtarë të Stresit. Saliu i kishte dhënë adresat e kosovarëve të Bukoshit që i mbante që nga viti 1997. Ohuuu!, që atëherë, ushtarët kosovarë nuk ishin as në ato adresa, as në atë mendje. Në vitin 1997 erdhën në Vlorë nja 40 a 50 kosovarë të FARK për të sulmuar Vlorën.

Këta di Saliu sot. Vlonjatët i zunë ‘rob’ dhe i ndanë nga të tjerët. Qytetarët e Vlorës i morën një nga një shtëpi më shtëpi. Lagjja ‘15 Tetori’ u mbush plot me djem nga Kosova. Iu mjekuan plagët, iu lanë teshat, i ushqyen dhe pas ca ditësh vlonjatët  iu thanë ‘nëse don,i rrini prapë, por rrugën e keni të lirë’. I shoqëruan deri në Mifol, dhe kaq….

Por nuk i gjen më Stresi, ata janë tjetër gjë. Veçse Stresi nuk ka bërë asnjë ndryshim, është krejt si Saliu atëherë. Edhe krimbi ndryshon ngjyrë sipas gurit, more Stres Saliu…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *