Bashkimi Evropian ka njoftuar se 27 anëtarët do krijojnë fondin e parë në histori për të mbështetur programet e hulumtimit dhe zhvillimit të mbrojtjes së bllokut dhe për të rritur efikasitetin dhe risitë në sferën ushtarake.
Fondi Evropian i Mbrojtjes (EDF) prej 7.95 miliardë eurosh është duke u krijuar për periudhën 2021-2027 dhe rreth një e treta e parave do të përdoren në projekte kërkimore. Pjesa tjetër e fondeve do të ndahen për zhvillimin e teknologjive të mbrojtjes, sipas një deklarate nga Këshilli Evropian.
Presidenca gjermane e këshillit tha të hënën se kishte arritur një marrëveshje të përkohshme politike me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian mbi një rregullore që krijon EDF në kontekstin e Kuadrit Financiar Shumëvjeçar (MFF) për 2021-2027.
“Unë jam e kënaqur të njoftoj se kemi rënë dakord për një instrument të qëndrueshëm, me vështrim përpara që do të rrisë kërkimin dhe zhvillimin e aftësive të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.” – tha Annegret Kramp-Karrenbauer, ministrja gjermane e Mbrojtjes.