Pasditen e sotme në një atentat me armë zjarri mbeti i vrarë Anton Keli.
Anton Keli 51 vjeç është i afërm i Armando dhe Preng Gjinit, raporton Report Tv.
Preng Gjinit vetëm disa muaj më parë (15 shtator) iu bë atentat me tritol në makinë nga i cili arriti të shpëtonte.
Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar.
Ndërkohë, Tonin Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit, i arrestuar më 12 maj 2018 i konsideruar si “baron” droge.
Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me vrasjet e shumta në Rrëshen për çështjet e trafikut të drogës midis dy fiseve.