Një hetim publik në Zelandën e Re ka zbuluar se më shumë se 250 mijë fëmijë e të rritur të pambrojtur janë abuzuar në sistemin e kujdesit shtetëror nga vitet 1960 deri në fillim të viteve 2000.
Komisioni Mbretëror i Hetimeve pretendoi në një raport të ndërmjetëm se shumë fëmijë vuanin abuzime për vite nga personeli në institucionet e kujdesit psikiatrik dhe shtetëror, klerikë dhe kujdestarë. Disa raste abuzimi përfshinin përdhunimet dhe goditjet elektrike.
“Plagosja dhe ankthi që është shkaktuar në historinë e Zelandës së Re është e pafalshme.” – tha ministri për Shërbimin Publik, Chris Hipkins.
Pothuajse 70 përqind e fëmijëve në sistemin e kujdesit janë Maori dhe raporti thotë se midis atyre që abuzohen më shpesh ishin “segmentet më të pafavorshme ose të margjinalizuara të komunitetit – veçanërisht nga Maorët, fëmijët me prejardhje të varfër, invalidët, gratë e vajzat.
Shumica e të mbijetuarve ishin të moshës midis 5 dhe 17 vjeç dhe shumica u abuzuan gjatë një periudhe 5 deri në 10-vjeçare, tha raporti. Ai gjithashtu zbuloi se deri në 256,000 njerëz u abuzuan, ose pothuajse 40 përqind e 655,000 njerëzve nën kujdesin shtetëror gjatë asaj periudhe. Shumica e abuzimeve, përfshirë sulmet fizike dhe abuzimet seksuale, ndodhën në vitet 1970 dhe 1980.