Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga vrasja e Anton Kelit në Rrëshen, pronari i marketit: Erdhi i plagosur dhe i ra të fikët


Të tjera detaje bëhen me dije lidhur me vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen.

Viktima jetonte jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët dhe kishte ardhur në prag festash tek e ëma e tij në Rrëshen.

 Ai u qëllua me breshëri arme mbrëmjen e kaluar sapo zbriti nga makina dhe ka ecur i vetëm në këmbë për rreth 100 metra, për të kërkuar ndihmë tek një biznes i afërt.

“Shqiptarja.com” raporton se në momentin që 51-vjeçari është futur në market, një nga plumbat i ka dalë nga trupi dhe i është gjetur në ambientet e brendshme të këtij biznesi. Ai ka rënë pa ndjenja, ku dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Pronari i marketit, Petrit Reçi ka rrëfyer për “Report TV” momentin kur Keli ka hyrë i plagosur në biznesin e tij.

“Unë po rrija te supermarketi, vjen Antoni me shpejtësi. I them si je, më thotë mirë, jam plagosur. Si je plagos’, i them, ku te makina. Erdhi hyri në dyqan u ul në stol dhe shkova për ta parë se ku e ka marrë plagën dhe aty ra pa ndjenja dhe pastaj njoftova policinë, policia njoftoi ambulancën, erdhi ambulanca dhe e çoi në spital. Nuk kam dëgjuar as zhurmë, as krisma, në momentin që hyri në dyqan dola që të shikoja a kishte makina për ta çuar të spitali, por jo s’kishte lëvizje. Mora policinë. Nuk ka fol asnjë fjalë më tha vetëm ‘jam plagosur te makina’.”– shprehet pronari i marketit.

Anton Keli nuk rezulton të jetë person me precedent penal. Mirëpo ai është kushëriri i Armando (Tonin) Gjinit dhe i Preng Gjinit. Armando Gjini mbeti i vrarë në 12 ngusht 2019. Kjo është edhe pista që po ndjekin organet hetimore, pasy dyshohet se vrasja e 51-vjeçarit Anton Keli lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *