364 persona në vend janë ndëshkuar me nga 30 mijë lekë pasi janë kapur pa maskë.
Gjashtë prej tyre janë shoqëruar fillimisht në polici për shkak se nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit e më pas janë lënë të lirë.
Sipas njoftimit zyrtar, një lokal është gjobitur me 10 milionë lekë pasi është kapur në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Po kështu 12 persona janë ndëshkuar me nga 100 mijë lekë pasi janë kapur duke lëvizur pas orës 22:00.