Vendosni fjalën kyçe....

Italiani Collina shpallet gjyqtari më i mirë në histori, çmimi nga “France Football”


Gjyqtari italian Pierluigi Collina është shpallur gjyqtari më i mirë në histori nga France Football. Çmimi për italianin vjen pak pas shpalljes së ekipit më të mirë në historinë e futbollit.

Ai la pas vetes britanikun Ken Aston e francezin Michel Vautrot.

“Kur flitet për gjyqtarët, emri i parë që të vjen në mend është i tiji. Pasi debutoi në vitin 1977 dhe deri në përfundimin e karrierës në vitin 2005, Collina ka shkruar historinë e futbollit.” – thuhet në motivimin e revistës së njohur franceze.

Në karrierën e tij, Collina ka gjykuar 467 ndeshje duke përfshirë finalen e Botërorit 2002. Ndeshja e fundit e gjykuar prej tij është ajo mes Vijarrealit e Aston Vilës në Ligën e Kampionëve. Tani Collina mban postin e Presidentit të Komisionit të Gjyqtarëve të FIFA-s.

Renditja

  1. Pierluigi Collina
  2. Ken Aston
  3. Michel Vautrot
  4. Markus Merk
  5. Charles Corver
  6. Mike Dean
  7. Ian Foote
  8. Ali Bennaceur
  9. Stephanie Frappart
  10. Howard Webb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *