Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizjet e Ramës, Çuçi bëhet Ministër i Brendshëm, Ikonomi Ministre e Bujqësisë


Kryeministri Rama ka propozuar ministrin e deritanishëm të Bujqësisë, Bledi Çuçi, si pasues të Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në vend të Çuçit, bujqësia pritet të drejtohet nga deputetja socialiste Milva Ikonomi.

Lëvizjet e kreut të qeverisë vijnë gjashtë ditë pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, që pasoi vrasjen e25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit.

Emrat e Çuçit e Ikonomit do i kalojnë për dekretim presidentit e më pas do drejtojnë zyrtarisht institucionet në fjalë.

Çuçi ka drejtuar Ministrinë e Bujqësisë që prej 17 janarit 2019, duke zëvendësuar në këtë pozicion Niko Peleshin. Milva Ikonomi nga ana e saj është deputete e PS-së dhe drejton Komisionin e Ekonomisë. Në peroiudhën 2013-2016 ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.” – shkruan Rama.

Kush janë dy ministrat

Çuçi është afruar në PS në vitin 2001, ku ka mbajtur disa pozicione deri në vitin 2013 kur bëhet ministër Shteti për Çështjet vendore, gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama-Meta. Në vitin 2019 ai zë vendin e Niko Peleshit në Ministrinë e Bujqësisë.

Ai është diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe ka një diplomë pasuniversitare (Master) në menaxhim nga Universiteti Hasselt në Belgjikë

Ikonomi nga ana e saj është diplomuar për Statistikë dhe Ekonomi në Universitetin Bujqësor në Kamëz dhe ka një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës.

Në periudhën 1994-2005 ka qenë drejtoreshë e INSTAT (Institutit të Statistikave të Shqipërisë). Gjatë periudhë 2000-2011 ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Në vitet 2013-2016 ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë ndërsa në vitin 2016 është emëruar ministre e Zhvillimit Ekonomik e Turizmit deri në vitin 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *