Vendosni fjalën kyçe....

Misteri, anija fantazmë e mbushur me kokainë del në breg në Ishujt Marshall pas vitesh në det të hapur


Një anije fantazmë e ngarkuar me qindra kilogramë kokainë ka dalë në breg në ishujt e largët Marshall, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në vendin e vogël të Paqësorit.

Anija e braktisur ka të ngjarë të jetë endur për vite me radhë në det të hapur përpara se të dilte në tokë. Besohet se anija u largua mijëra kilometra nga Amerika Qendrore ose Jugore ndërsa është mister atë ka ndodhur me ekuipazhin e saj.

Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Richard Hickson, tha se anija 5.5 metra e gjatë u gjet në Ailuk javën e kaluar me 649 kilogramë kokainë të fshehur në një ndarje nën kuvertë.

Droga ishte në pako një kilogramëshe të shënuara me shkronjat ‘KW’. Policia lokale thotë se e ka djegur ngarkesën e paligjshme të martën, me përjashtim të dy pakove që do i dorëzohen SHBA-së për analiza.

Teoritë kryesore sugjerojnë se droga është braktisur nga nga kontrabandistët të cilët kanë rrezikuar të kapen dhe e kanë braktisur ose ekuipazhi është mbytur në ndonjë stuhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *