Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Serbia ka kryer genocid e krime lufte në Kosovë, Shqipëria të jetë zëri ynë aty ku s’mundemi


Presidenti Meta e presidentja e Kosovës, Osmani kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit mes tyre.

Në fjalën e tij, Meta tha se do bëjë maksimumin për forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës. Po kështu kreu i shtetit tha se dy vendet do ecin përpara në bashkëpunimin në të gjitha fushat drejt integrimit në BE.

Osmani nga ana e saj bëri thirrje për heqjen e barrierave mes dy vendeve sovrane.

Presidentja e Kosovë theksoi po kështu se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë e nuk ka kërkuar ende ndjesë për krimet e luftës. Ajo i bëri thirrje Shqipërisë që të bëhet zëri i Kosovës në institucionet ndërkombëtare ku Prishtina zyrtare nuk përfaqësohet ende.

“Duhet të heqim barrierat, se si dy shtetet sovrane, që në shpirt gjithmonë kanë luftuar dhe nuk janë mposhtur. Shqipërinë gjithnjë e kishim në krah. Rruga jonë tutje që para syve tanë, po tentohet që të përmbyset e vërteta është Serbia ajo që ka kryer gjenocid. Nuk ka të vërtetë tjetër. Këtë të vërtetë e ka parë e gjithë bota. Në mënyrë që mos të përmbyset e vërteta, kemi nevojë për Shqipërinë. Që të jetë zëri ynë atje ku nuk kemi zë.” – tha ndër të tjera Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *