Vendosni fjalën kyçe....

Protesta me arkivol në Durrës, policia arreston 2 protestues

Pas protestës së ditës së djeshme me arkivol dhe flamurin kuq e zi mbi të në Durrës, policia ka vënë në pranga dy persona.

Po ashtu janë proceduar penalisht dy të rinj të tjerë. Sipas “News 24”, njëri prej të arrestuarve dyshohet se është Artjon Bajrami, kreu i FRPD-së në Durrës i cili dje u ndalua pas debateve me policët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ dhe ‘Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik’.

Këta shtetas, edhe pse shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur që nuk lejohen tubimet dhe grumbullimet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kanë vijuar të protestojnë.”– thotë policia.

Mbrëmjen e kaluar në Durrës u zhvillua një tjetër protest për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga punonjësi i policies Nevaldo Hajdaraj, por në një formë ndryshe.

Dhjetra të rinj kanë marshuar me arkivol në krah rrugëve të qytetit, për ta lënë atë më pas para Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Mbi arkivol protestuesit kishin vendosur pankarta me mbishkrimet: “Drejtësia për Klodianin”, “Kush e ka radhën?”, “Shpresa!”, “Dinjiteti i policisë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *