Vendosni fjalën kyçe....

Reagon “presor” Rezarti: Ju nuk i kuptoni dot mendimet e mia të thella


Pas kritikave të shumta që ka marrë në rrjet lidhur me deklaratat e tij se të rinjtë që kanë protestuar përgjatë këtyre ditëve për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha “vijnë nga llumi”, vjen një reagim nga pedagodu Rezart Prifti.

Pedagogu i cili më parë ka qenë pjesëtar i Lëvizjes “Nisma Thurje”, pretendon se publiku nuk i ka kuptuar fjalët e tij, duke parë vetëm titujt në portale.

Ai thotë se edhe familja e vet jeton në Astir, ndërsa pretendon se ka marrë mbi “40 kërcënime”, ndërsa citon dhe fragmente nga Bibla: “O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”.

“Tallavaland!

Shkruaj artikull 6 faqe, tre emisione në TV nga dy orë, dy intervista në radio për të folur për ide dhe për të sqaruar dhe barbarët shikojnë vetëm titullin!

Ay ka shumë të drejtë kur thotë kazan se përpos sajesës dhe ccdo absurditeti ju nuk mbani përgjegjësi për asnjë gjë!

Për personin tim mund të sajosh ccfarë të duash sepse përderisa kam zgjedhur të jetoj në këtë hale nuk e kam problem! Thuaj cctë duash: më bëj të PD, më bëj të PS, më bëj të LSI, më bëj të lalit, më bëj të Zamirit, ore të kujt të duash ti!

Unë do them të vërtetën përherë se e kam ndarë mendjen, do them mendimin tim ashtu si është dhe e kuptoj që liria ka ccmim dhe kjo ka kosto!

Por kur mashtron dhe nxjerr nga konteksti të paktën konsidero pasojat ndaj të tretëve.

Familja ime ndodhet në Astir dhe deri tani kam marrë mbi 40 kërcënime nga më absurdet te më ekstremet. Më beso nuk më tut gjë mua, por nuk kanë kusur familjarët e mi për fushatat kundra meje dhe për mungesën e përgjegjshmërisë, moralit, rregullit, dhe të skrupullit të cilit do kazani!

Luka 23:34: ‘’O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”– shkruan Prifti.

Dy net më parë, ndërsa ishte i ftuar në programin “Spotlight” të Alban Dudushit, Prifti foli për protestat e ditëve të fundit, ku u dëmtuan pemët e Krishtlindjeve, kazanët e plehrave, apo semaforët.

Ai u përpoq ta shpjegonte përshkallëzimin e protestës në akte të tilla, duke thënë se e gjitha rrjedh nga kushtet dhe mendësia e të rinjve që po protestojnë, që sipas vijnë “nga getot, nga llumi i Astirit” siç e quante ai periferinë e Tiranës dhe sipas tij nuk mund të presësh një sjellje ndryshe nga këta të rinj (lexo këtu).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *