Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Spiropali, i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë përdorimin e të miturve në protestat që u zhvilluan në emër të Klodian Rashës.
Në një lidhje të drejpërdrejtë me Report TV, zyrtarja tha se shuarja e protestës erdhi pasi nuk buronte nga një revoltë popullore por nga elementë të opozitës.
“Ajo protestë u shua sepse nuk buronte nga një revoltë popullore, por ishte organizuar nga element të opozitës që s;’kanë asnjë lidhje me dhimbjen për humbjen e në të riu, u munduan ta përdorin me disa akte të dhunshme dhe të papranueshme, protesta erdhi duke u shuar. Përdorimi i disa fëmijëve në mënyrën më kriminale duhet të hetohet dhe të marrë përgjigjen e duhur se i nisin fëmijët që bëjnë akte të dhunshme që të shoqërohen, duhet parë si kanë ndodhur këto akte dhe kush e mban përgjegjësinë.” – tha Spiropali