Vendosni fjalën kyçe....

Të enjten do ishte seanca e fundit, Kuvendi vendos të qëndrojë hapur edhe pas Krishtlindjeve për “akte ligjore emergjente”


Këtë të enjte pritej të mbahej seanca e fundit parlamentare për këtë vit, mirëpo Konferenca e Kryetarëve ka vendosur Kuvendi të vijojë punën dhe pas Krishtlindjeve.

Kjo me propozim të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në mbledhjen e sotme u vendos që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente. 

“Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020. Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se ‘Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.’

Me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, z.  Gramoz Ruçi,  mbledhja vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *