Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohen se u vidhnin portofolat qytetarëve në autobus.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, ndërsa tjetri në rrugën ‘Kastriotët’. Dy të arrestuarit janë të moshave 38 dhe 31-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja’, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur portofolin shtetasit D. A., në autobusin e transportit urban.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. M., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja’, pasi në rrugën ‘Kastriotët’, në autobus, i ka vjedhur portofolin shtetasit I. M.”– bën me dije policia.