Familjarët e çiftit shqiptar të zhdukur në Itali që në vitin 2015, kufomat e të cilëve dyshohet se janë gjetur dje të gjymtuara, kanë pohuar sot se presin përgjigjet e analizave të ADN-së për të përcaktuar nëse pjesë e trupave u përkasin atyre.
Vajza e çiftit Shpëtim e Teuta Pasho nga Vlora, që jeton në Castelfiorentino, ka deklaruar për mediat e vendit fqinj se shpreson që trupat e gjetur të mos jenë të prindërve të saj. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe vëllai i Shpëtim Pashos, i cili pohoi se pritet analiza e ADN-së.
Çifti nga Vlora u zhduk në vitin 2015 dhe që prej atëherë nuk kanë pasur asnjë komunikim me familjarët. Ata udhëtonin shpesh drejt Italisë por pesë vite më parë u zhdukën në mënyrë misterioze.
Ditën e djeshme, policia italiane zbuloi pranë burgut të Soliçianos, që ndodhet në afërsi të Firences e Livornos, tre valixhe me pjesë nga dy trupa njeërzorë, të cdilët dyshohet se i përkasin çiftit shqiptar.