15 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19. Nga 2745 testime të kryera së fundmi janë gjetur 787 raste të reja me koronavirus.
Viktimat janë 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç.
Në katër spitalet covid në Tiranë janë shtruar 393 pacientë nga të cilët 26 janë në terapi intensive me 11 të intubuar.