Presidenti rus Putin ka pohuar se figura e opozitës Alexey Navalny mbështetet në punën e tij nga shërbimet e inteligjencës amerikane. Ai gjithashtu mohoi që agjencitë shtetërore ruse kishin të bënin me helmimin e pretenduar të aktivistit në muajin gusht.
Putini shtoi se nëse shërbimet ruse të sigurisë dëshironin të vrisnin udhëheqësin e protestës me prirje perëndimore, ata do e kishin ‘përfunduar punën’. Ai gjithashtu këmbënguli që FSB-ja ishte brenda të drejtave të saj për të ndjekur Navalny, duke pasur parasysh dyshimet e tyre.
Në fillim të kësaj jave, një raport i përbashkët nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar e financuar nga shteti, Bellingcat, plus mediat kryesore të lajmeve CNN dhe Der Spiegel, pretenduan se Navalny ishte helmuar nga agjencitë qeveritare ruse, përfshirë vetë Putinin. Si përgjigje, kreu i shtetit rus tha se këto janë thjesht trillime.
Navalny u sëmur më 20 gusht, në një fluturim për në Moskë nga qyteti siberian Tomsk. Aeroplani u detyrua të ulej me urgjencë në Omsk, një qytet tjetër rus, ku ai u dërgua në spital dhe ra në koma.
Më pas Navalny i dërgua për mjekim në në spital në Berlin të Gjermanisë. Agjencitë qeveritare gjermane dhe sisa laboratorë në Francë e Norvegji pretendojnë se Navalny është helmuar me një agjent kimi të familjes Novichok, të prodhuar nga Rusia.