Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në një vizitë tre ditore në Tiranë.
“Kryeministria – Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”– shkruan Rama ndërsa publikon disa foto nga takimi.
Kjo është dita e dytë që presidentja Osmani ndodhet në Shqipëri. Ajo më herët gjatë ditës është takuar me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ata diskutuan për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa nuk u la pa përmendur përballja në gjykatën e Hagës të ish- drejtuesve të UÇK-së.
Në ditën e parë të vizitës, Osmani u ndal së pari në Lezhë ku u prit nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe më pas në Tiranë ku u prit nga presidenti Ilir Meta dhe sëbashku mbajtën dhe një konferencë për mediat.
Në vijim në ditën e tretë dhe të fundit, Osmani do të ketë takime edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish- kryeministrin Sali Berisha.