Vendosni fjalën kyçe....

Gjoni: Në shkelje të Kushtetutës, KED-ja i ka dërguar Kuvendit vetëm një kandidat për në Gjykatën Kushtetuese


Deputeti Ralf Gjoni në seancën e sotme parlamentare ka kundërshtuar futjen për votimin të vakancës për Gjykatën Kushtetuese të vetëm një emri.

Sipas Gjonit votimi i një liste me një emër për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese është në shkelje të Kushtetutës, pasi në të thuhet se KED-ja duhet të paktën për një emër të ketë tre kandidatura.

Në që sapo parashtruat tani thatë se KED ka dërguar kandidaturën për vakancën në Gjykatën Kushteutee. Sipas kushtetuese, KED duhet të na dërgoj një listë me 3 emra, ju e dini këtë shumë mirë si juriste që jeni. Sot kam para meje një listë me një emër. Kushtetua më detyron që të përzgjedh 1 emër nga 3 emra në liste. Tani dua të di pse është futur një fletë e tillë votimi në kundërshtim të hapur me ligjin e cila u amendua e shkruar nga ekspert të OPDATE dhe Eurualis. Pse duhet ë votojmë në kundërshtim me rregullat? Sot dua të votojë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por jo kundër ligjit. Nëse diçka e tillë do të votohej në Francë, Angli, do bëhej skandal. Pse duhet të votojmë vetëm një emër dhe pse po thyejmë kushtetutën?! Ndaj zonja Hysi na e shpjegoji se pse sot deputetët ftohen që të thyejnë Kushtetutën”-tha Gjoni.

Lidhur me këtë shqetësim të Gjonit është përgjigjur nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, e cila ka sqaruar pse është vendosur që të futet vetëm një emër.

Sipas saj, kushtet në të cilat ndodhet vendi, mungesa e kandidaturave dhe kushti për integrimin kanë bërë që të ndiqet kjo formulë.

“Faleminderit për adresimin e një çështje që e shikoni si të drejtë. Të nderuar kolegë me lejoni të sqaroj se Kuvendi me nenin 155 të Kushtetutës, i cili është ndryshuar me ligjin 67 të vitit 2016, gjyqtarët kushtetues janë 9, 3 nga të cilat propozohen nga Kuvendi. Kemi parasysh dhe ligjin për gjykatën kushtetuese. Ju keni sot përpara një kandidaturë të shqyrtuar në komisionin e Ligjeve, që ka bërë një procedurë transparente. Ju keni vlerësimin e të gjitha kritereve që kërkon ligji për anëtarin e Kushtetueses. Komisioni i Ligjeve për herë të parë me unianimitet i ka dhënë pëlqimin kandidaturës. Kuvendi e ka rishpallur vendin e lirë për këtë pozicion 4 herë. Ka pasur 4 herë thirrje për të plotësuar këtë vend të lirë. Kuvend e shpalli për herë të 4 këtë kandidaturë”-u përgjigj Hysi.

Ditën e sotme në seancën Parlamentare në rendin e ditës është zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe dekreti i Presidentit Ilir Meta për rikthimin e Buxhetit 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *