Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi në Hagë ndaj liderëve të Kosovë, përplasen prokuroria e mbrojtja


Po zhvillohet në Hagë seanca në ngarkim të katër ish-liderëve të UÇK-së, Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi.

Prokurorët e çështjet kanë pohuar se u kanë dorëzuar avokatëe të katër liderëve të Kosovës rreth 3 mijë faqe material.

Po kështu sipas prokurorisë nga materialet më shumë se 1300 janë materiale shfajësuese.

“Prokuroria i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese, përvec kësaj kemi nxjerrë materialet mbështetëse të aktakuzës dhe kemi nxjerrë dhe deklaratat që kemi marrë nga të akuzuar në shqip dhe anglisht. Materialet e nxjerra përfshijë 1764 dokumente. Prokuroria po plotëson afatet e caktuara në përputhje me detyrimin dot, presim që paketën e dytë të materialeve t’ia dorëzojmë mbrojtjes pas pushimit të gjykatës. Paketa e parë u prezantua në 10 dhjetor, por për shkak të problemeve teknike marrësve nuk u është dërguar një njoftim elektronik.” – tha Prokuroria.

Avokati i Thaçit theksoi se materialet janë të pamjaftueshme e të papërshtatshme duke qenë se nuk dihet çfarë ka në to.

“Janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Nuk ka tregues për informacionin që jepet aty, për personin që shikon. Kur thotë për krimet bazë, a është e përshtatshme, çfarë lidhjesh, çfarë sjelljesh. Janë bërë punë në përgjithësi, dhe jo të specifikuara që e kemi ngritur si mbrojtje, Cili i akuzuar, pse nuk e specifikon është krim lufte apo kundër njerëzimit. Duhet të dimë se ku është gjetur dokumenti dhe kush e ka pasur në dorë atë.” – tha avokati i Thaçit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *