Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 27-vjeçari në Dibër, u qëllua me armë gjahu nga shoku gjatë gjuetisë


Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Dibër pasi është qëlluar me armë gjahu nga shoku i tij. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në malet e Obokut, Maqellarë ndërsa viktimë ka mbetur Gentian Kosiqi.

Ai kishte dalë për gjah bashkë me 18-vjeçarin Rifat Xheleshi, i cili dyshohet se ka qëlluar nga pakujdesia shokun e tij.

Kosiqi ka mbetur fillimisht i plagosur ndërsa ka humbur jetën më pas në spital. Autori i dyshuar është ndaluar dhe arma e gjahut me të cilëh dyshohet se është bërë qitja është sekuestruar.

Njoftimi

“Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e gjahut çifte. Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti. Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *