Vendosni fjalën kyçe....

Japonia shet 80 ton ar për të mbuluar mungesat e buxhetit


Japonia ka shitur 80 tonë ar për një organizate qeveritare për të financuar një pjesë të pakos stimuluese, e cila është përgatitur për ta luftuar krizën kundër koronavirusit.

E ngarkuar me borxh publik sa dyfishi i ekonomisë e me të ardhurat nga taksat të goditura nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, Ministria e Financave e Japonisë është nën trysni që të gjejë të hyra jashtë taksave për ta mbuluar koston e lartë të shpenzimeve gjatë krizës shëndetësore.

Si rezultat i kësaj gjendjeje, departamenti i kësaj ministrie që është përgjegjës për çështje ndërkombëtare vendosi që një pjesë të dollarëve rezervë t’ia shesë Bankës së Japonisë. Me jenët që mori, departamenti bleu ar nga një departament tjetër i kësaj ministrie që është përgjegjës për menaxhimin e borxhit.

Nga shitja e arit, departamenti për menaxhimin e borxhit fitoi 500 miliardë jenë ose 4.84 miliardë dollarë, të cilët do të shfrytëzohen për financimin e një fondi që ka për qëllim shtimin e hulumtimieve dhe zhvillimit në universitete.

Disa analistë thonë se kjo lëvizje mund të jetë nisur nga Ministria e Financave, e cila ka dëshiruar që të mos thellohet shumë në borxhe apo të mos i përdor të hollat e taksapaguesve, shkruan Reuters.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *