Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas i cili gjatë kontrollit është kapur me një armë zjarri pa leje.
Në pranga ra 19-vjeçari R.G banues në Fllakë. Arrestimi i krye në vendin e quajtur “kryqëzimi i Shënvlashit” gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënvlashit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”-raporton Policia.