Vendosni fjalën kyçe....

Kishin dalë për gjueti, kush është i riu që dyshohet se vrau aksidentalisht shokun në Maqellarë


Rifat Xheleshi

I akuzuari për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Dibër është 18-vjeçari Rifat Xheleshi.

27 vjeçari Gentian Kosiqi humbi jetën sot rreth orës 14:45 në vendin e quajtur “Malet e Obokut” në Maqellarë, pasi u qëllua me armë gjahu nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti.

Rifat Xheleshi 18 vjeç dyshohet se e ka plagosur mikun e tij nga pakujdesia.

Ai është shoqëruar në komisariat kurse arma është sekuestruar.

Siç shkruan Shqiptarja.com, shkaku mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur e cila u ka kufizuar shikimin dy djemve të rinj.

Xheleshi sëbashku me një mik tjetër, e kanë marrë Kosiqin të plagosur dhe e kanë dërguar në spital. Por fatkeqësisht ky i fundit nuk i ka mbijetuar dot plagëve.

Sjellim ndërmend se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe një muaj më parë (më 26 nëntor) në Bulqizë, ku humbi jetën 22-vjeçari Elidon Basha. Ai kishte dalë për gjueti me mikun e tij Kodian Kola dhe në fund humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *