Kryeministri i Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e shefit të Agjencisë Kosovare të Intelifjencës, Kreshnik Gashi. Lajmi është pohuar me anë të një deklarate për shtyp nga ana e zyrës së Hotit ndërsa nuk dihen hollësi të tjera.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).” – thuhet në komunikatë.
Megjithatë shkarkimi i shefit të shërbimit inteligjent nuk mund të ndodhë pa firmën e presidentes në detyrë të vendit, Vjosa Osmani, shkruan Lajmi.
Drejtori i AKI-së mund të shkarkohet në të njëjtën mënyrë siç zgjidhet. Zgjedhja e tij bëhet nga presidenti dhe kryeministri sipas ligjit.
“5.4 Drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar.”
“5.3 Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lire.”