Vendosni fjalën kyçe....

Lori Hoxha: Vdekja e babait më ndryshoi jetën


Dritan Hoxha me fëmijët

Kanë kaluar plot 12 vite qëkur Dritan Hoxha, presidenti i përjetshëm i “Top Medias” u nda nga jeta pas një aksidenti rrugor.

Por dhimbja dhe kujtimet e tij mbeten pas sidomos tek të afërmit të cilëve padyshim kjo ngjarje e rëndë u ka lënë shenjë. Vajza e tij e parë, Lori Hoxha, e cila është edhe një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale, e ka kutjuar të atin gjatë një interviste për “Top Albania Radio”.

E pyetur për tre gjërat që e kanë ndikuar më tepër atë shpirtërisht duke e ndryshuar atë, Lori u përgjigj: “Vdekja e tim eti është e para, pritej besoj. Më ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël, më ka bërë më të fortë dhe më ka ndërtuar karakter. Më ka krijuar edhe ca “daddy issues” por për këto do të flasim në një intervistë tjetër (qesh).

Lindja e London është e dyta, por jo më pak e rëndësishmja.  Më ka bërë të besoj tek jeta përsëri në një moment kur çdo gjë dukej e zymtë dhe pa shpresë. Zhvendosjen në Londër do ta thoja të tretën. Ndryshova totalisht! Për mirë apo për keq s’e di por di të them që kam më pak frikë nga jeta sot dhe që ja dal ta ndez lavatriçen dhe pa ndihmë. Kuptova po ashtu që në jetë shumë gjëra i kam marrë pa shumë mund, dhe për disa gjëra në jetë duhet të mundohesh më shumë”.

Dritan Hoxha

Më 16 tetor të këtij viti, Dritan Hoxha do të festonte ditëlindjen e tij të 52-të.

Për fatin e tij të keq ai humbi jetën 12 vite më parë në një aksident tragjik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *