Vendosni fjalën kyçe....

Mediet italiane gjejnë djalin e çiftit shqiptar: Në burg në Zvicër prej dy muajsh


Të tjera detaje zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë qëë ka ndodhur në Itali, ku dy trupa të copëtuar u gjetën brenda disa valixheve dhe që rezultuan se ishin trupat e çiftit shqiptar, Shpëtimi dhe Teuta Pasho.

Mediet italiane raportojnë se djali i çiftit që u shpall në kërkim, ndodhet në një burg të Zvicrës. Ai ndodhet në qeli që prej 16 tetorit të këtij vitit, pasi akuzohet për vjedhje dhe shkelje të tjera.

Taulant Pasho konsiderohet si pika kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes së prindërve të tij, sepse ai mund të jetë personi i fundit ose një nga të fundit që i ka takuar.

Në Itali ai duhej të vuante një dënim për vepra të lidhura me drogën. Prokuroria Publike e Firences në Firence ka kërkuar që urdhri përfundimtar i burgimit kundër Pasho Taulant të jetë i vlefshëm edhe në një nivel ndërkombëtar (ai duhet të vuajë 3 vjet dhe afërsisht 11 muaj burgim). 

Pas vrasjes, çiftit shqiptar i mungonte një shumë prej 40 mijë eurosh. Kjo shumë parash ishte përfituar nga Shpëtimi si dëmshpërblim për një aksident që kishte pësuar në Shqipëri. Eshtrat e Shpëtimit dhe Teutës, u gjetën javën e kaluar nga një fermer ndërsa po punonte në kopshtin e tij.

Ish-avokatja e Taulant Pashos ka zbuluar fjalët që ky i ka thënë lidhur me zhdukjen e prindërve: “Unë jam shumë i shqetësuar, prindërit e mi kanë humbur prej ditësh, nuk e dimë se ku ndodhen. Ata nuk përgjigjen në telefon, është e çuditshme, kështu nuk sillen prindërit e mi.”

Taulanti u lirua nga burgu më 2 nëntor 2015, që është pikërisht data kur u zhdukën prindërit e tij.

Atë ditë, ata shkuan për ta marrë atë para burgut të Solliçiano, ku 28-vjeçari sapo kishte vuajtur një dënim 4-vjeçar.

Në qershor të vitit 2016, ai u arrestua sërish për posedim të një sasie të madhe marijuana dhe u la në “arrest shtëpie”, por pas 15 ditësh ai u arratis dhe nuk ishte ndaluar deri pas ngjarjeve të fundit, ku u zbulua dhe vendodhja e tij në Zvicër./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *