Vendosni fjalën kyçe....

Mori peng të riun, arrestohet 37-vjeçari në Bulqizë


Një 37-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi akuzohet se ka marrë peng një të ri.

Sipas policisë, në prangaka rënë personi me iniciale Y.D., i cili për motive të dobëta ka mbajtur në garazhin e makinës një 22-vjeçar me iniciale V.B.

“I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit,  kapet dhe vihet në pranga autori. Specialistët për hetimin e Krimieve në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B, 22 vjeç,  banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës . Me marrjen e njoftimit , shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *