Vendosni fjalën kyçe....

Osmani në Kuvend: Kosova s’mund ta shpërblejë me territore Serbinë, Shqipëria të dënojë genocidin serb


Presidentja, njëherazi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të dënojë genocidin serb gjatë luftës së Kosovës.

Po kështu ajo tha se Prishtina nuk mund ta shpërblejë Beogradin e territore.

Osmani tha gjithashtu se Shqipëria e Kosova duhet të bëjnë çmos që të ndalin largimin e të rinjve nga vendi ndërsa kërkoi drejtësi për viktimagt e luftës në Kosovë.

“Dua t’i thërras të rinjtë e vendeve tona, që të ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat do të jetësohen. Ata do të jenë aty ku dihen, në majat më të larta të profesionit. Kosova dhe Shqipëria do të kenë ndryshim nëse shfrytëzojnë kapacitetin e 50% të të rinjve. Kosova s’mund të shpërblejmë Serbinë me territore. Ne duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona për viktimat që i shkaktoi Serbia. Drejtësi për fëmijët e vrarë, për motrat e nënat e dhunuara. Kosovës nuk mund t’i kërkojë që të japë më shumë. Kosova ka dhënë më shumë se askush, ka dhënë mbi 1 mijë fëmijë. Kemi detyrë kombëtare, por mbi të gjitha detyrë morale, që meqë punojmë për një hapje të kapitullit të ri, ta lexojmë dhe ta mësojmë kapitullin që qëndron para nesh, që t’i qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, si dy motra. Ky kapitull na mëso se Serbia nuk ka ndryshuar dhe duhet të jemi bashkë për të ndalur frymën e urrejtjes.” – tha Osmani.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *