Një banesë në Sauk, Tiranë është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë në katin e dytë të saj, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 17.12.2020, rreth orës 06:30, në Sauk ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. U bë evakuimi i menjehershëm i banorëve nga sherbimet e Policisë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”-thuhet në njoftimin e policisë.